Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Itali, tjetër tërmet paralizon...

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Itali, tjetër tërmet paralizon zonat në Italinë Qendrore

45
0
Shares

Tërmetet vazhdojnë në Italinë Qëndrore, në rajonin e Rietit. Afro 40 lëkundje toke u regjistruan gjatë natës. Tërmeti më i fortë u shënua në rreth orës 6.30 në Amatrice, me manjitudë 4.8 në shkallën Rihter.Ndërkohë që qeveria e Italisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të 24 gushtit, numri i viktimave deri në këto momente ka shkaktuar 250 viktima.

Lajmi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është dhënë nga kryeministri italian, Mateo Renzi. Ai tha se qeveria ka lënë në dispozicion të zonave të prekura nga tragjedia edhe një fond prej 50 milionë eurosh, transmeton shekulli. Renzi theksoi se rindërtimi i komunave dhe kthimi aty i gjallërisë së jetës, është prioritet i kabinetit të tij. Operacioni për kërkimin e trupave nën rrënoja ende vazhdon. Zonat në Italinë Qendrore janë thuajse të paralizuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY