Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bojken Lako dënohet me 3 vite burg, jo në qeli por shërbim prove

07/04/2022
Bojken Lako dënohet me 3 vite burg, jo në qeli por shërbim prove
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këngëtari i njohur Bojken Lako është dënuar sot me 3 vjet shërbim prove.

Gjithashtu Lako është dënuar edhe me një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.

Një vit me parë këngëtari dhe kompozitori kishte marrë një godinë me qira për ta kthyer atë në një studio muzikore.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi.

Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Problemet me ligjin zunë fill më 16 shkurt 2021. Siç shpjegohet në vendimin e gjykatës dhënë më 8 Shkurt të këtij viti: Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, tek një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-NISHARAK.

Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij në godinë, të cilën e ka marrë me qera duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më 21 Janar 2021. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me një mikun e tij për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë.

Por sipas IKMT-së, leja e marrë nuk parashikonte punimet që po kryheshin. a.b
Vendimi:

Përshendetje!
Referuar interesimit tuaj per ceshtjen me te pandehur B.L, ju informoj se gjyqtar Besnik Hoxha, ne date 08.02.2022 ka vendosur:

-Dklarimin fajtor te pandehurit B.L, per kryerjen e vepres penale te “Ndertimit te paligjshem”, per qellime fitimi, parashikuar nga neni 199/a pg.4 i K.Penal e ne baze te kesaj dispozite e denon ate me 3 (tre) vjet burgim.
-Ne aplikim te nenit 406/1 K.Pr.Penale mases se mesiperme i zbritet 1/3 e saj dhe perfundimisht e denon te pandehurin B.L, me 2 (dy) vjet burgim.
– Ne baze te nenit 59 te K.Penal Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit te denimit te mesiperm per nje afat 3 (tre) vjet, me kusht qe gjate kesaj periudhe i pandehuri te mos kryej veper tjeter penale.
– Urdherohet i pandehuri te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves Tirane.
-Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal i ndryshuar me ligjin Nr. 36/2017, afati i proves fillon nga e nesermja e shplljes se ketij vendimi.
-Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pandehurit.
-Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e komunikimit te vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.