Shëngjini vazhdon të jetë në alarm nga kërcënimi i zjarrit i cili vijon prej disa ditësh. Ditën e djeshme u duk se situata u normalizua, por vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë natës. Prej orës 00:30 të 26 gushtit 2016, zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë qenë në gatishmëri dhe në betejë me flakët. Situata vijon të mbetet problematike sërish në pjesën afer qytetit.Sakaq zjarri vijon edhe tek “Rana e Hedhun”,katër banesa rrezikojnë nga flakët.
Ushtria dhe zjarrëfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit të vështirë. Nga momenti në moment pritet të mbërrijë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/