EMRI/ 38 vjeçari i vrarë, punonte në Portin e Durrësit, me 2...

EMRI/ 38 vjeçari i vrarë, punonte në Portin e Durrësit, me 2 fëmijë

117
0
Shares

38-vjeçari që u gjet i vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, është Betim Kastrati . Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kolonjë, ndërsa policia njoftoi se kishte vrarë veten me armë zjarri.

Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit, dhe punonjës në port, ndërsa kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja të depresionit. Kastrati ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.

Njoftimi i mbrënshëm i policisë:

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY