FOTO/ Sigal Uniqa Group Austria shënon 10-vjetorin e futjes në tregun shqiptar

FOTO/ Sigal Uniqa Group Austria shënon 10-vjetorin e futjes në tregun shqiptar

170
0
Shares

Sigal Uniqa Group Austria shënoi sot 10-vjetorin e futjes në tregun shqiptar të sigurimeve të një prej kompanive lider në Europën Qendro-Lindore, Uniqa Insurance Group.
Në këtë ceremoni të veçantë morën pjesë CEO i Uniqa-s, Wolfgan Kindl, CEO i Siga Uniqa Group Austria për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, Avni Ponari, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler si dhe personalitetet më të larta të biznesit, ekonomisë dhe financave në Shqipëri.
Në vitin 2007 UNIQA vendosi të blejë një pjesë të aksioneve të SIGAL, duke u kthyer kështu në një partner kyç për SIGAL, por edhe një faktor të rëndësishëm për tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
Në fjalën e tij hapëse Avni Ponari u shpreh se, “Me prezencën e Uniqa-s, Sigal jo vetëm që është kompania lider në tregun e sigurimeve që nga krijimi i saj, por vazhdon të zotërojë 30% të tregut edhe pse numri i kompanive që operojnë në këtë industri është rritur dhe sot numërohen 8 kompani jo-jetë dhe 3 kompani jetë.
Udhëheqja e tregut, ka qenë jo vetëm në market-share, por ç’ka është më e rëndësishmja udhëheqja e tregut ka qenë në cilësinë e produkteve, në cilësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në pagesën në kohë dhe sipas ligjit të dëmeve.
Ne kemi bërë shumë deri më tani për ta rritur e zhvilluar tregun shqiptar të sigurimeve. Futja e UNIQA-s i ka dhënë një tjetër dimension dhe garanci europiane tregut tonë, po përpiqemi ti bëjmë sigurimet pjesë të jetës dhe të kulturës së shqiptarëve si një domosdoshmëri për një jetë më të qetë. Ne po përpiqemi për të forcuar dinjitetin njerëzor dhe pavarësinë individuale të qytetarëve nga shteti dhe strukturat e tij, për ta bërë qytetarin më të pavarur dhe dinjitoz në jetën e përditshme dhe kjo arrihet vetëm kur sigurimet janë në nivelet europiane ndërsa përgjegjësitë dhe përfitimet janë të qytetarëve”.
Ndërsa CEO i Uniqa-s, Wolfgan Kindl tha se kompania që ai përfaqëson e ka në prioritet Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe do të vazhdojë të investojë në tregjet e këtyre shteteve.
Kindl shprehu bindjen për mbështetjen e qeverisë Shqiptare për ndërmarrjen e incentivave për përmirësimin dhe zhvillimin e industrisë së sigurimeve, pasi sipas tij kjo industri luan një rol të rëndësishëm dhe ka një potencial të madh për tu zhvilluar, por ka nevojë për një tjetër shtytje edhe nga ana e qeverisë dhe e shtetit.
avn2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY