Policia po punon në dy pista në lidhje me eshtrat e gjetura një ditë më parë në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe.
Mundësia e parë është që eshtrat i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Gjonaj ishte në klasën e 10-të dhe mëngjesin e ditës kur u zhduk u nis për një aktivitet në shkollë për të mos u kthyer kurrë. Familjarët e tij të cilët e deklaruan të humbur thanë se Gjonaj kishte me vete një orë Rolex dhe disa bizhuteri ditën kur ai u zhduk, arsye këto që i bënin të besonin se dikush mund t’a kishte sulmuar djalin.
Nëna e tij, Luljana Gjonaj apelonte asokohe për ndihmën e shtetit në gjetjen e tij. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh asokohe nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.
“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, deklaronte e ëma para 7 viteve.
Ndërkaq sipas policisë mundësia e dytë është që eshtrat t’i përkasin një 28-vjeçari nga zona e Adriatikut.a.b





