Banorët e zonës së “5 majit” protestuan sot sërish përballë bashkisë së Tiranës për të ndalë shembjen e banesave të tyre pa një marrëveshje të qartë kompensimi dhe strehimi.
Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, banorët kundërshtojnë pretendimet e bashkisë duke konfirmuar se nuk kanë firmosur asnjë akt-marrëveshje për shembjen e banesave të tyre.
Gjithashtu një prej banorëve nuk kurseu ofendimet ndaj Drita Arapit, gruaja e cila pak ditë më parë përzuri në mënyrë harbute nga protesta nëna Lizën.
Drita Arapi ka të punësuar dy djemtë e saj në bashkinë e Tiranës.
“Drita Arapi që ka dhunuar nënë Lizën unë e cilësoj si një b*shtër, nuk ka të drejtë nëna e atij që punon në bashkinë Tiranës shkon dhe etiketon nën lizën si protestë politike dhe e dhunon. Dy djemtë e saj punojnë në bashki, njërin e ka polic bashkiak kurse tjetrin punonjës në marrëdhënien me publikun”, tha banori i zonës për faxnews.
“Ne më 15 nëntor kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë që të na plotësohen të drejtat tona. Dje bashkia e Tiranës nga ka kthyer përgjigje, pasi Erion Veliaj gënjen pasi ne nuk kemi bërë asnjë kontratë ligjore apo akt-marrëveshje. Ata hedhin fjalë gjasme sikur kemi bërë marrëveshje. Ne sot kemi bërë ankesë në bashkinë, ku asnjë prishje nuk është bërë asnjë marrëveshje. Këto prishje janë pa marrëveshje”, tha një nga protestuesit. a.b





