DENONCIM I PAZAKONTË/ “Vëllai do të më marrë shtëpinë e të më...

DENONCIM I PAZAKONTË/ “Vëllai do të më marrë shtëpinë e të më vrasë familjen, ai shet edhe drogë në shkolla”

81
0
Shares

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në Neës24 u diskutua për një konflikt të fortë mes vëllezërish. Prej 1 viti Xhevahir Rabushja kërkon t’i marrë shtëpinë vëllait ndërsa ai do ta denoncojë live në studio për veprimtari te paligjshme. Astriti denoncon të vëllanë e tij se shet kanabis në shkolla, shkruan BalkanËeb.
Astrit Rabushja ështe në konflikt me Xhevairin prej 1 viti për shkak të një banese. Në të jeton familja e Astritit gruaja, 2 vajzat dhe nëna. Shtëpia është private 1 katëshe dhe ndodhet në qytetin e Cërrikut. Prej 25 vitesh banon në atë shtëpi, e cila më parë ka qenë shtëpia e prindërve. Ky truall është marrë në ato kohë nga Xhevairi dhe ka qenë në emrin e tij, por më pas babai i ka blerë shtëpi në qytetin e Elbasanit dhe aty vazhdoi të jetonte Astriti me prindërit. Ai disponon aktualisht në emrin e tij certifikatën e pronësisë dhe gjithë dokumentacionin e rregullt.
Përpara disa kohësh një komshi i ka thënë Xhevairit se emri i tij figuron si pronar i truallit në regjistrat e vjetër. Qe nga ai moment ai filloi të kërkonte para. Ai i kërkon Astritit 35 milion leke të vjetra në mënyrë që ta mbajë shtëpinë. Kjo çështje nuk ka shkuar ne gjykatë, por mes tyre ka kërcënime. Astriti thotë se i vëllai e kërcënon se do t’i helmoje familjen, se do ta vrasi nëse ai nuk i jep paratë për shtëpinë.
Astriti thotë se Xhevairi shet kanabis, merret prej kohësh me këtë biznes, e ndan në pjesë të vogla dhe e shet nëpër shkolla.  Xhevairi është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ka një magazinë në qytetin e Cërrikut në të cilën mbledh dhe tregton dru zjarri, por përveç tyre ai paketon dhe lëndën narkotike dhe e tregton në Greqi. Ai denoncon publikisht të vëllanë për veprimtarinë e paligjshme me të cilën merret.
Xhevairi ka miq dhe njerëz që kanë pushtet të cilët e mbrojnë dhe Astriti ndihet i pafuqishëm.
Gjithsej janë 3 vëllezër, por vëllai tjetër, Avniu ka shtëpinë e tij, nuk kërkon asgjë nga Astriti dhe nuk është bërë pjesë e konfliktit mes tyre, edhe ai jeton dhe punon si emigrant ne shtetin grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY