Basha, takime jashtë Tiranës, a ka nisur garën për kryetar partie sërish....

Basha, takime jashtë Tiranës, a ka nisur garën për kryetar partie sërish. Vijon jashtë realitetit

44
0
Shares

Lulzim Basha takoi sot në Shkodër mbështetës të Xhemal Bushatit në zgjedhje lokale ku deklaroi se vendimi i gjykatës së Tiranës për të njohur kuvendin e 11 dhjetorit është i turpshëm.

“Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë më parë. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do ti shërbej bashkimit te PD”, është shprehur Basha.

I pyetur nga gazetarët për bunkerizimin e PD-së, Basha tha se ishte “mashtrim që po përdoret nga Sali Berisha”.

Gazetari: Bunkerizimi i PD? “Edhe ky është një mashtrim i makinacionit që po përdoret. Sa hapa keni parë ju nga pala që solli përçarje? Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit të krijuara nga një njeri për interesa personale. PD mori masa që asnjë demokrat të mos dëmtohej. Lulzim Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marrë përgjegjësinë Sali Berisha për të çliruar Partine Demokratike. Unë flas për bashkim ai flet për përçarje. Sot është pushtim i selisë por jo pushtim i zemrave të demokrateve”, tha Basha.

Basha u pyet nga gazetarët rreth mundësisë që Basha të jetë kandidati i Ramës për president.

“Një person i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë i ka shpallur luftë cdokujt që mendon ndryshe. Mos bini pre e trukeve, non gratat shpallin nga një gënjeshtër, e vërteta është kjo që ekonomia është në krizë. Këto janë gënjeshtra që janë në krah të regjimit”, deklaroi Basha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY