Olta Xhaçka reagon për krimet ruse në Ukrainë: Do bëjmë gjithçka që...

Olta Xhaçka reagon për krimet ruse në Ukrainë: Do bëjmë gjithçka që ato të hetohen

45
0
Shares

Shqipëria ka reaguar pas dokumentimit të krimeve dhe masakrave që ushtria ruse ka kryer në Ukrainë. Ministrja e Jashtme,  Olta Xhaçka tha se Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB do të bëjë gjithçka që këto krime të hetohen.

”E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë .

Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës, historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.

Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet”, deklaroi sot ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY