Rusët vrasin burrin e zv/kryeministres së Ukrainës, plumba edhe për fotografin

Rusët vrasin burrin e zv/kryeministres së Ukrainës, plumba edhe për fotografin

79
0
Shares

Bashkëshorti i zëvendëskryeministres së Ukrainës, Olga Stefanyshyna u vra një ditë më patë (premte). Lajmi u njoftua përmes një postimi nga deputetja Lesia Vasylenko.
Bashkëshorti i Stefanyshyna, Bogdan, vdiq gjatë bombardimeve ruse teksa po përpiqej të evakuonte civilët nga Chernihiv.

“Dje kam qarë më shumë se në 36 ditët e tjera të luftës. Burri i koleges sime Olga Stefanyshyna është vrarë ditën e djeshme. Ai vdiq si hero, duke u përpjekur të evakuonte civilët nga Chernihiv. Tragjedi e paimagjinueshme,” shkroi deputetja në një postim në Twitter.

Ndërkaq fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë, ndërsa për një gazetar që ishte me të nuk ka asnjë informacion.

Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas zyrtarëve vendas.

Levin u zhduk më 13 mars teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e djeshme në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.

Shefi i fotografit tha se ai ka qenë i shoqëruar me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.

Deri më tani nuk ka një informacion për vendodhjen dhe gjendjen shëndetësore të gazetarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY