Vendoset masa e sigurisë për Bllakon, nuk ka lehtësim për ish deputetin

Vendoset masa e sigurisë për Bllakon, nuk ka lehtësim për ish deputetin

56
0
Shares

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vlerësuar sot masën e sigurisë për ish deputetin Alqi Bllako i cili u arrestua një ditë më parë.

Gjykata ka lënë më fuqi arrestin me burg pavarësisht kërkesës së avokatit për një gjykim në gjendje të lirë.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Bllako ka qënë sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit.

Nga hetimet ka rezultuar se ai në kohën që mbante këtë post, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.
Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.
Avokati Sokol Hazizaj i ka kundërshtuar këto akuza në përfundim të seancës duke e quajtur vendimin të padrejtë.
Ai tha se nuk është Bllako ai që ka firmosur faturat: Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave”.

I pyetur për udhëtimin me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk ka prova.

Nuk është provë bindëse sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto, etj”, tha ai duke shtuar se klienti i tij ka qenë në të njëjtën linjë me të”, tha Hazizaj.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY