Berisha, homazhe për 2 prillin në Shkodër, thirrje të rinjve për protesta...

Berisha, homazhe për 2 prillin në Shkodër, thirrje të rinjve për protesta kundër qeverisë

61
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer homazhe për 4 të rinjtë e vrarë në masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 2 Prilli është më aktual se kurrë, dhe iu bëri thirrje të rinjve që të bashkoheshin kundër qeverisë, që është duke mbajtur pushtetin me veprime të ngjashme me ‘organizatat kriminale’.

Berisha: Miqtë e mi, në 2 Prill, 1991, gjimnazistët e Shkodrës e mbushën këtë shesh në protestën më të civilizuar që mund të bëjë njeriu i lirë, të ulur mbi çantat me librat e tyre, regjimi diktatorial do të festonte fitoren mbi aktin e tyre.

Sot vota e lirë është e konfiskuar nga patronazhistët dhe nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga banda e qeverisë, 2 Prilli sot më shumë se kurrë ka një apel për të rinjtë shqiptarë, që të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë.

Sot të rinjtë shqiptarë përballen me qeveri që me veprimet e saj përbën një organizatë të vërtetë kriminale, që vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre. Kjo përbën një apel për çdo qytetar shqiptar, që të bashkojmë forcat kundër kësaj klike që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë, për të cilat sakrifikuan martirët e Shkodrës.

Në vijim Berisha është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për Presidentin e ri.

“Unë nuk merrem me provokimet e Edi Ramës, nuk merrem unë me thashetheme.

Ne nuk kemi një emër për të propozuar presidentin, të votosh kandidatin e Edi Ranës, do të thotë që të çosh në Kuvend kopjen e tij”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY