Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar në Abc news, gjatë një bisede me gazetaren Juli Xhokaxhi, amullinë e krijuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Ish-deputeti socialist është vetëdorëzuar në polici në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së premte, ndërkohë.
Pjesë nga biseda në Abc news:
Xhokaxhi: Pati një konfuzion dje për Alqi Bllakon?
Hoxha: Në fakt pati një konfuzion gjatë ditës së djeshme, konfuzion i cili erdhi për shkak se në momentin kur gjykata lëshoi urdhër-arresti dhe agjentët shkuan të ekzekutojnë vendimin Bllako nuk u gjet në apartament, ndërkohë në media ishte bërë publike se Bllako do të dorëzohej, sepse veprimet që kishte bërë deri në atë moment ishte se ai do të dorëzohej vullnetarisht. Diku rreth orës 19:00 filloi kjo pyetja ku është kuy, çfarë burgu, çfarë komisariati, në atë moment filloi të qarkullonte dhe kjo gjë që ai mund të jetë larguar. Avokati i tij thoshte që nuk kam informacion që të jetë dorëzuar.
Hoxha: Avokati e ka postuar rreth orës 21:00 por deri para kësaj ore filloi të qarkullonte lajmin se mos ky ka ikur. Për koiçidencë Hazizaj pati klient edhe Llallën, por Llala iku, sot ai është i lirë është në Itali.
Xhokaxhi: Ju keni qëndruar me Hazizajn, çfarë biseduat?
Hoxha: Ai kishte informacion që nuk ishte dorëzuar. Deri në ato momente nuk ka patur asnjë njoftim që ishte dorëzuar. Arritëm në këtë amulli sepse policia nuk konfirmonte asgjë. Unë kam bërë verë verifikime mora drejtorinë e burgjeve 6 komisariatet në Tiranë dhe më thoshin që nuk kishte asnjë njoftim për shtetas. Unë e kam kontaktuar avokatin dhe në darkë kam diskutuar disa orë me të. Një nga gjërat që ne diskutuam ishte se ose ky është duke bërë negociata për dorëzimin. Nga ajo që kuptova ishte se Bllako nuk ishte një njeri që ishte mësuar me burgun, duhet të jesh çikë burë që të mbash burgun. Duke patur parasysh se si ish-eprori i Bllakos mirë që hyri në burg por i dhanë dhe një masë të dytë burgu. Këta janë mësuara me tjetër jetesë, nuk janë njëlloj si ata që vijnë nga krimi i organizuar. Ai nuk ishte i kapur. Policia atë e kishte shpallur në kërkim kombëtar.
Realisht meqenëse se Alqi Bllako ato dërgesat për mandatin i bëri me postë, kishte fikur telefonat, sa ekziston mundësia që të ketë ikur nga vendi, dhe ndonjë premtim e ktheu sërish atë.
Gjëja që them me bindje dhe e konfirmoi SPAK-u, sepse 1 prilli nisi me atë deklaratën e policisë, dhe unë se kuptova pse policia hyri në një lojë politike. Për Nuredin Dumanin dolën në orën 1 të natës në darkë, ndërsa për Bllakon sot në mëngjes, pavarësisht se thoshin deklaratën e kishim gati që në darkë
Xhokaxhi: Të gjithë janë filmuar gjatë hyrjes në polici nga Tahiri te Koka?
Hoxha: Deklarata e SPAK e sqaroi është një deklaratë e detajuar, shteruese që ka një kronologji të saktë nxjerr zbuluar policinë e shtetit, nuk ka pse policia hyn në lojëra politike.
Në vijim të bisedës, gazetari Hoxha aludon për një marrëveshje që mund të çojë në hetime edhe më të thella ose në fshehje të fakteve në këmbin të lehtësirave nga struktura që ndikojnë drejtësinë.
“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”, tha gazetari Artan Hoxha.
Ai tha se Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS, duke lënë pas dhe figura të njohura në këtë forcë politike.
Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh. deri në këtë koment që i qëndroi përballë procesit ishte Saimir Tahiri. Kryeprokurori iku. Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhet sesbën informacionet e Bllakos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/