Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/