Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës dhe gjyqtari i Kurbinit konfirmohen nga KPK, por kanë edhe një përballje tek ILD

01/04/2022
EMRAT/ Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës dhe gjyqtari i Kurbinit konfirmohen nga KPK, por kanë edhe një përballje tek ILD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës dhe gjyqtari i Kurbinit u konfirmuan në detyre nga KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, u njoftua se Komisioni ka vendosur të transferojë për verifikime të metejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje, një për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”, e pushuar nga subjekti dhe tjetra ka të bëjë me nje kallëzim penal të kryer ndaj tij për “shperdorim detyre”.

Procesi i vetingut për prokurorin Shehaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 7 janar, prokurori Shehaj dha shpjegime dhe dorëzoi prova lidhur me mospërputhjet, pasaktësitë dhe mungesën e burimeve të ligjshme të huave të marra nga babai për blerjen e një apartamenti. Ai kërkoi që të riçelej hetimi për kriterin e pasurisë për të cilin ishte përfunduar hetimi paraprak deri në atë moment, si dhe të çelej hetimi për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Po më datë 7 janar, KPK njoftoi riçeljen e hetimit për të tre kriteret.

Në seancën vijuese të zhvilluar të martën më 29 mars, dha shojegume për barrën e provës për disa çështje që ka hetuar si dhe me gjetjet për kallëzime të kryera ndaj tij për “shpërdorim detyre”.

Erjon Shehaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në qershor të vitit 2012 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Lezhë, ku prej prillit të vitit 2021 mban dhe funksionin e drejtuesit.

Po sot edhe gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje.

Arapi iu nënshtrua procesit të vetingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, Komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa episode në lidhje me profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës, ndaj të cilave Arapi dha shpjegime.

Relatori Lulzim Hamitaj raportoi se subjektit i është kaluar barra e provës dhe në kriterin e pasurisë lidhur me kursime të deklaruara në masën 600 mijë lekë, si dhe për një bilanc negativ të vlerësuar në masën 656 lekë për vitet 2014-2016, për të cilat Arapi ka dhënë shpjegime.

Arapi e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2015 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Edmond Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.