DEKLARATA/ SPAK përgenjështron policinë, tregon kur u dorëzua Bllako

DEKLARATA/ SPAK përgenjështron policinë, tregon kur u dorëzua Bllako

100
0
Shares

SPAK ka përgenjështruar policinë ndërsa deklaroi se Bllako ëahtë dorëzuar sot në 3.30 të mëngjesit ndërsa policia konsideron se është dorëzuar mbrëmë.

Deklarata e SPAK:

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, nëRegjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako,lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi iProkurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës sëShqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje tëdeputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40)na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja b e Kushtetutës parashikon se: mandatideputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë nëorën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës sëShkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarcaktimi i masës së sigurimit personal arrest në burg, për shtetasinAlqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale tëparashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën esigurimit personal arrest në burg, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme nëorën 15.30datës 31.03.2022.

Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i ështëdhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY