Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A u arratis Bllako, reagon Monika Kryemadhi: Nuk e shpëton dot Dubai, nuk keni parë gjë akoma!

31/03/2022
Flet Alqi Bllako: Jam i pafajshëm. Ja çfarë ka vendosur të bëjë neser në Kuvend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas faktit se Alqi Bllako nuk u gjet në shtëpi ka reaguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

”Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma”, deklaron Kryemadhi.

Besohet se ish deputeti ka ndjekur linjën e Dubait, vend i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe disa dhketra shumë të kërkuar nga Shqipëria shpenzojnë atje paratë e siguruara nga krimi, trafiqet dhe korrupsioni në Shqipëri.

Ish deputeti Alqi Bllako nuk është shoqëruar në polici këtë mbrëmje pavarësisht se policia ka tentuar të bëjë këtë fill pas vendimit të GjKKO për lejen për arrestimin e tij.

Policia nuk ka dhënë shpjegime për procedurat që po ndjek dhe nëse ka mundur ta gjejë apo jo ish-deputetin që një ditë më parë dorëzoi mandatin duke i paraprirë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia e shtetit në lidhje me arrestimin apo jo të ish-deputetit të akuzuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Bllako nuk është gjetur banesë në momentin kur kanë shkuar për ta arrestuar, raporton news24.

Ndërkohë avokati i tij Sokol Hazizaj ka postuar këtë mbrëmje në Storyn e tij në Instagram një foto nga avioni ku shkruan “Ciao përqafime”.

Ndërkohë deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar me mungesën e arrestimit të Bllakos.

“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku në facebook”, shkruan në rrjete sociale Tabaku.

Të enjten paradite të gjitha mediat raportuan për shoqërimin e Bllakos në policinë e Tiranës nga dy policë civilë. Ndërkohë policia e Tiranës nuk dha asnjë njoftim rreth kësaj, çfarë do të thotë se ishte lajm i pilotuar.

Nëse Bllako nuk është gjetur në shtëpi ai i ka ikur arrestimit dhe kjo mund të bëhet vetën përmes bashkëpunimit të policisë. Bllako ka qënë nën vëzhgim gjithë kohën.
Policia duhet të shpjegojë se pse nuk është arrestuar. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.