Dalin shifrat zyrtare të shqiptarëve në Maqedoni, ja sa janë gjithsej, sa...

Dalin shifrat zyrtare të shqiptarëve në Maqedoni, ja sa janë gjithsej, sa jetojnë në Shkup

51
0
Shares

29,5% e popullsisë është shqiptare, kundrejt 54,2% maqedonase në Maqedoninë e Veriut, sipas regjistrimit të popullsisë që u bë pas njëzet vitesh.

Ali Ahmeti, kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, e ka vlerësuar regjistrimin një sfidë që përfundoi me sukses. Në mesazhin e tij, shoqëruar me të dhënat përkatëse, Ahmeti shkruan:

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).
Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, deklaroi Ahmeti. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY