Pezullohen lundrimet në det, cfarë ka vendosur drejtoria detare

Pezullohen lundrimet në det, cfarë ka vendosur drejtoria detare

45
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi kufizime në lundrim për shkak të motit të keq që pritet të fillojë këtë mbrëmje.

”Si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje më datë 30 mars 2022 deri më datë 1 prill 2022, moti në gjithë bregdetin shqiptar do të përkeqësohet.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit do të arrijë në 2.50 deri 4.00 m, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë”, thuhet në njoftim.

Kushtet e motit përmirësohen më datë 1 prill 2022, mbas orës 22:00. Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i mjeteve të peshkimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY