Mbrëmë u bë kapja e Nuredin Dumanit i cili njihet si një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë pak orë pas shkëmbimit të zjarrit në ecje në Papër të Elbasanit.
Gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.
Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.
Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani. Mes tyre është edhe një vajzë e cila qëmdronte me Dumanin këto ditë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/