Nuk u akuzua për korrupsion edhe pse ishte 2 herë Kryeministër, por...

Nuk u akuzua për korrupsion edhe pse ishte 2 herë Kryeministër, por fati i vjen prej korrupsionit të të tjerëve

83
0
Shares

Është politikani i akuzuar më pak për korrupsion edhe pse ka qënë dy herë kryeministër por fati i vjen pikërisht nha korrupsioni. Në vned të Alqi Bllakos pritet të futet në Parlament Pandeli Majko.

Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Alqi Bllako pritet të lënë vetë mandatin, pa pritur një vendim nga Kuvendi, sikurse lajmëroi përmes një reagimi në rrjete sociale. Kësisoj i hapet rruga rikthimit të Majkos.

Në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste në Tiranë mori 18 mandate deputetësh, i fundit në listë është Eduard Shalsi dhe më renditet Pandeli Majko.

Në nenin 164, pika 2 thuhet: “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nën përfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY