Protesta para kryeministrisë, nesër protestë para SPAK

Protesta para kryeministrisë, nesër protestë para SPAK

58
0
Shares

U zhvillua këtë pasdite para Kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta dhe produket ushqimore.

Me parulla dhe thirrje “Boll na vodhët”, qytetarët akuzuan qeverinë, pasi sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën e çmimeve.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe një grup studentësh.

Njëra prej protestuesve të pranishëm ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protestë para godinës së SPAK-ut.

Sipas protestueses, prej vitesh qëndrojnë dosje për ministra dhe ish ministra ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.

Qytetarja: Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.

Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY