KPA shkarkon ish kryetarin e gjykatës së Elbasanit, edhe KPK e largoi...

KPA shkarkon ish kryetarin e gjykatës së Elbasanit, edhe KPK e largoi nga sistemi

46
0
Shares

KPA vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e shkarkimir për ish kryetarin e gjykatës së Elbasanit, Sylejman Kurti.

Vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY