Kryemadhi: SPAK ende në provë, është zbuluar një rrjet i madh kriminal

Kryemadhi: SPAK ende në provë, është zbuluar një rrjet i madh kriminal

47
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat thotë se SPAK është ende në provë ndërsa përgëzon për arrestimet e sotme.

Sipas saj, kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.

“Kanë kaluar 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në SPAK. E gjitha kjo çpo ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar në SPAK LSI-ja. Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere, nuk do lejoj që kjo aferë, nuk do të shuhet por ddo e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falënderoj çdo specialistë” – tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY