Finalizohet operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni Operacional në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.
U bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Mirlind Balla, 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/