Çfarë po vendos Greqia për masat anticovid që nga 1 prilli

Çfarë po vendos Greqia për masat anticovid që nga 1 prilli

81
0
Shares

Greqia me fillimin e prillit pezullon të gjitha masat anticovid ndërkohë që vijon të ruajë procedura që lidhen me identifikimin, trajtimin dhe izolimin e infeksioneve të reja me covid.

“Kushtet e favorshme epidemiologjike të kombinuara me mbulimin e kënaqshëm me vaksinim të qytetarëve (85% në të rriturit dhe 90% në popullatën mbi 60 vjeç) dhe ndryshimi i stinës dhe motit, u mundësojnë kompetentëve të nisin me vendimet e tyre rikthimin në normalitet. Kjo do të bëhet për të gjithë dhe jo vetëm për ata që janë vaksinuar.

Në të njëjtën kohë, kura terapeutike për pacientët me Covid po pasurohet me pilulat antivirale të kompanisë Pfizer – kompania Merck (MSD në Greqi) qarkullon që nga janari i kaluar.

Me të njëjtën procedurë, pra me kërkesë të mjekut përmes një platforme në recetë elektronike, nga sot do të jetë në dispozicion edhe ilaçi i ri antiviral”, theksojnë autoritetet shëndetësore.

Certifikata e vaksinimit do të mbetet si një dokument i rëndësishëm shëndetësor por jo si pasaportë shëndetësore në fazën tjetër, pra nga prilli e në vazhdim, sipas qeverisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY