Shtrëngimi, paguaj gjobat brenda 30 ditëve ose ka një masë më të...

Shtrëngimi, paguaj gjobat brenda 30 ditëve ose ka një masë më të rëndë

44
0
Shares

Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, mund t’u bllokohet automjeti nëse kapen nga policia.

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili tha se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor ndërkohë që nuk përmendi ligj apo rregullore.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për Abc News. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY