PD reagon për ngjarjen tragjike në Kamzë: Krim në kufinjtë e vrasjes...

PD reagon për ngjarjen tragjike në Kamzë: Krim në kufinjtë e vrasjes shtetërore

42
0
Shares

PD ka reaguar në lidhje  me vdekjen e një të paraburgosuri në komisariatin e Kamzës.

PD e konsideron atë si ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetrore.

“26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat!

Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni.

Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar.

Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes.

Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

Në vijim deklarata thekson se Partia Demokratike shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e nderss denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te te kesaj vrasjeje shteterore ne Komisariatin e Policise!

Komisioni i Rithemelimit te PD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY