Çfarë synon Rusia me pushtimin e lindjes së Ukrainës, Kievi hap disa...

Çfarë synon Rusia me pushtimin e lindjes së Ukrainës, Kievi hap disa kafe dhe nis mësimin online

104
0
Shares

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dy pjesë, një pamje si ajo e dy Koreve. Kjo mu dëson Moskën në mënyrë që të krijojë një rajon nën kontrollin e saj, pasi ajo nuk arriti të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

Reuters raporton se Kirilo Budanov tha në një deklaratë se Rusia dëshiron të “krijojë Korenë e Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, duke shtuar se vendi i tij së shpejti do të fillojë një luftë guerile në territorini e pushtuar nga Rusia.

Ndërkaq kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka nisur t’i rikthehet ngadalë jetës normale edhe pse në periferi të tij vijojnë luftimet e ashpra me ushtrinë ruse.

Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko, ka publikuar një video pasditen e së dielës, ku komenton gjendjen shoqëruar me pamje.

“Infrastruktura kritike e kryeqytetit po funksionon. Transporti publik është i kufizuar, por po funksionon. Shumica e supermarketeve dhe farmacive janë të hapura. Biznesi privat po rifillon gradualisht punën e në Kiev. Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukeritë. Më 28 mars, ditën e hënë, do të nisë procesi mësimor online, duke u përshtatur me kushtet aktuale.

Sot, detyra jonë kryesore është mbrojtja e kryeqytetit. Mos lejoni që pushtuesit të vijnë këtu, në zemër të Ukrainës.

Në periferi vazhdojnë luftimet. Ushtarët tanë po e mbrojnë vendin heroikisht. U bëj thirrje qytetarëve të Kievit të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm. Ndiqni rregullat e shtetrrethimit, mos injoroni alarmet.

Është një detyrë e rëndësishme sot që, edhe pse në kushte të vështira të gjendjes ushtarake, qyteti të jetojë dhe punojë.

Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!

Kievi do të qëndrojë! Ukraina do të fitojë!”, u shpreh Vitali Klitschko. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY