Berisha inspiron protesta në Përmet: Rama largohet vetëm me qëndresë

Berisha inspiron protesta në Përmet: Rama largohet vetëm me qëndresë

53
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha bëri thirrje gjatë foltores së zhvilluar në Përmet për bashkimin e demokratëve, ndërsa shtoi se e vetmja rrugë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës është përmes protestave.

“Të mbushim rrugët dhe sheshet”, tha mes të tjerave Berisha.

“E gjithë përpjekja jonë sot është, për një PD të bashkuar të fortë dhe të hapur, ndaj dhe unë ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga Dhjetori 90 gjer sot, të bashkojmë kontributete tona dhe të ngrihemi si opzita më e fuqishme e kohës.

Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve dhe varfërimin e tyre, largimin shqiptarëve nga Shqipëria.

Nuk ka mision me të madh se sa ky mision i cili përmbushet duke u bashkuar.

Ky mision përmbushet para së gjithash duke qendruar bashkë dhe duke hapur PD drejt prurjeve te reja. Ne këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot” tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY