Në një javë u arrestuan 161 persona, sa u proceduan penalisht dhe...

Në një javë u arrestuan 161 persona, sa u proceduan penalisht dhe sa janë në kërkim

45
0
Shares

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim nga policia e shtetit 558 persona, nga këta: 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga këta: 20 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Montenegro”, “Compensation”, “Kryqëzimi”, “Dajti”, “Camouflage 22”, “Taksim”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Zmeja”, “Trinomi”, “Last Game”, “Laskaj”, “Bitcoin”, “Led 2”, “Seriali”, “Derveni”, “Parandalimi”, “Road Guard 9”, “Griqan 2022”, “Vjosa e Pastër”, “Waves”, “Heshtja 2”, “Perimetri” dhe “Restart 5”.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste.

Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 6 doreza grushti metalike, shufër metalike, pistoletë zhurmuese dhe municion luftarak.

Gjithashtu janë sekuestruar 105 kg cannabis, 49.180 fara cannabisi, 4 peshore elektronike, sasi kokaine dhe heroine, 10 automjete, 17 celularë, çipsa dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar 5 ambiente të mbyllura, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, 1 rast tjetër në ambient të hapur, si dhe disa raste të sekuestrimit të farave të kanabisit.

Është evidentuar 1 ambient që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.

Janë parandaluar 3 ngjarje kriminale, 2 në fushën e krimeve ndaj personit dhe 1 në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Janë evidentuar dhe goditur 50 raste të krimeve mjedisore, janë goditur 6 raste të organizimit të lojërave të fatit, 31 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e krimit ekonomik, 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.

Janë zbardhur 19 raste të zjarrvënies, me 19 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Policia Rrugore:

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 315 leje drejtimi, nga të cilat: 215 për tejkalim shpejtësie, 78 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 13.856 masa administrative dhe janë goditur 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

•Gjatë kësaj jave janë kapur 7 persona në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe 4 persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

•Janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY