Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes i Rusisë, është shfaqur në publik, duke rrëzuar hamendjet se ai ishte urdhëruar të vriste veten nëse pamjet nuk kanë qënë të regjistruara më parë.
Shoigu mbajti një takim zyrtar të shtunën, raportoi media shtetërore, ndërsa prej kohësh diskutohej për gjendjen dhe vendndodhjen e tij gjatë pushtimit të Ukrainës.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se Shoigu u takua me Ministrin e Financave të vendit për të diskutuar ruajtjen e furnizimit me armë të avancuara për konfliktin, shkruan CNN.
Përveç kësaj, Shoigu foli për ndryshime ligjore që do të garantonin mbështetjen e qeverisë për trupat ruse që kanë luftuar në Ukrainë, raportoi TASS. “Sipas këtyre ndryshimeve, pjesëmarrësit e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë fitojnë statusin e veteranëve të luftës”, tha ai.
Shoigu, mik i ngushtë i Putin nuk kishte dalë në publik që më 11 mars çfarë përforcoi hamendjet se ai është eleminuar nga Putin. Deri dje në mbrëmje ka pasur informacione që ai ishte i vrarë. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/