Rithemelimi, ‘inspektim’ te zyrat e PD, vijon procesi i kalimit të ‘pushtetit’

Rithemelimi, ‘inspektim’ te zyrat e PD, vijon procesi i kalimit të ‘pushtetit’

52
0
Shares

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit erdhën sot në selinë e Partisë Demokratike ndërkohë që një ditë më parë morën nga gjykata certifikimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit kanë mbërritur sërish sot në seli, sipas tyre për të kryer një inspektim.

“Ekspertët na thanë që do kohë të ç’bunkerizohet selia”, tha Flamut Noka.

“I pari ç’bunkerizimi i PD, i dytë që është rrugën me cdo demokrat nga më i thjeshti deri te deputetë e kemi së bashkU. Do të shohim përpara të gjithë së bashku sepse nuk mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit, as i mentaliteteve të vjetra. Beteja do të jetë me regjimin, për ta rrëzuar një regjim që po iu pi gjakun shqiptarëve”, shtoi ai.

Noka shmangu të thoshte nëse ende drejton kryetari i komanduar apo komisioni i Rithemelimit, por tha se Alibeaj është kryetar grupi parlamentar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY