Ish kryeministri, Sali Berisha tha fill pas mbledhjes së Rithemelimit se gjatë takimit ishte diskutuar vetëm për çështje organizimi.
Berisha është përgjigjur shkurt kur i është kujtuar 8 janari duke thënë se nuk dëshironte të kthehej mbrapa në kohë por të vijonte përpara.
Ish kryeministri Sali Berisha: Nuk kam asgjë të veçantë t’ju them sepse u morëm vetëm me probleme organizimi të cilat nuk kanë interes as për ju si gazetarë dhe as për ndjekësit.
Vendimmarrja? Është një proces vendimmarje në të gjitha nivelet tani dhe po ecën mjaft mirë. Sot janë marrë vendime për organizimin.
Pyetje: Kur ishte aq e thjeshtë të hynit në selinë e PD a mendoni se mund të ishte shmangur dhuna e 8 janarit?
Berisha: Më ktheni në kohë mbrapa por unë dua të shoh përpara.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/