SAMI NEZA/ Fija fallco e ‘Penelopës’ që po thurin në PD

SAMI NEZA/ Fija fallco e ‘Penelopës’ që po thurin në PD

174
0
Shares

Nga Sami Neza

Pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi njohjen e vendimeve që mori  Kuvendi i 11 dhjetorit të vitit të kaluar është krijuar një situatë tjetër e re dhe optimiste për bashkimin e e plotë të PD dhe nisjen e një procesi për riorganizimin e saj me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të saj.

Qoftë brenda PD përmes Kuvendit të 11 dhjetorit që organizoi Foltorja në kontrast të plotë me atë të 17 dhjetorit që organizoi selia me Bashën, qoftë me 6 mars në zgjedhjet e pjesshme lokale ku votuan 200 mijë persona dhe foltorja zuri vende të dyta dhe siguroi një fitore përkundrejt selisë që doli në vend të fundi përvecse një bashkie të vogël ku doli në vend të dytë, u vertetua plotësisht se foltorja kishte prodhuar shumicën në PD dhe selia ishte tashmë pakicë.

Në këto rrethana, me dosje dhe pa dosje, mjafton të kesh minimumin e realizmit në gjykim për të vendosur depozitimin e  dokumentave që prodhoi kongresi i 11 dhjetorit. Kushdo të ishte gjyqtar do të bënte të njëjtën gjë pasi ishte ndër të rrallët procese gjyqësore që në njëfarë mënyrë u zhvilluan në sytë e të gjithë njerëzve dhe me pjesëmarrjen e disa mijëra prej tyre.

Cfarë mund të bënte një gjykatës që ka sy, veshë, mendje dhe profesionalizëm përvec asaj që bëri gjyqtari Artan Zhukri edhe pas këmbënguljes së tij që të mos përfshihej në këtë cështje.

Qartësisht që perfaqësuesit e selisë po ndjekin ritmin e Bashës për të bërë opozitë dhe veset e Bashës për të zgjidhur problemet që iu dalin përpara në lidhje me forcimin e opozitës.

Alibeaj, kryetar i komanduar tha pas daljes së vendimit se do të vijojë të drejtojë selinë deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Në pamje të parë ky qëndrim është I natyrshëm, pse të mos pritet deri në fund të tij, edhe pse dihet që cështjet të tilla gjyqësore nëse nuk ka vullnet nga administrate e gjykatave mund  të marrin fund pas disa vitesh, pra PD mund të mbyllë të paktën dy palë zgjedhje në pritje të apelimit për vulën dhe zyrat. Pavarësisht se deklarata për apelim nuk ka sens pasi këtë ankim mund ta bëjë vetëm ata që kanë bërë kërkesën dhe kërkesa është bërë nga Rithemelimi.

Por ajo që e zhbën pritjen e Alibeajt janë deklaratat e tij mbi këtë ‘penelopizëm’ të pahasur në një parti politike.

Alibeaj dhe njerëzit e tjerë të rrethit më të ngushtë të Bashës thonë se vendimi I gjykatës është I apelueshëm. Në fakt vendimi I gjykatës është mjaft specific dhe burokratik. Ai vendos thjeshtë depozitimin e dokumentave të Kuvendit dhe asgjë më shumë. Dokumentat e prodhuar nga një forum  mbështeten në statutin e vjetër të PD dhe ndiqen nga një set provash që vertetojnë se forumi është mbledhur në pajtim me statutin dhe plotëson kriteret për të pasur fuqi vendimarrëse. Më pas vetë Kuvendi pasi legjitimohet merr vendime të tjera që konvertojnë statutin nëse e duan pjesëmarrësit, dhe vendime të tjera, sic ka ndodhur me 11 dhjetor, ku është shkarkuar kryetari, kryesia, këshilli kombëtar.

Së dyti pretendimi i Alibeajt dhe të tjerëve në seli se meqënëse u largua Basha të largohete dhe Berisha përbën një sforcim për të arritur simetrinë mes asaj që për lehtësi kuptimi po i thërrasim dy palë. Largimi i Bashës ndodhi për shkak se përcau partinë ose sic tha vetë ai nuk arriti të ndalë përcarjen dhe kur ajo ndodhi nuk ia doli ta bashkonte. Basha kishte përgjegjësinë ta bënte këtë. Por ndërkohë Basha iku edhe pas një humbjeje tjetër në zjedhje dhe kësaj here një humbje me dy të tilla brenda saj, një humbje ndaj qeverisë dhe një humbje ndaj atyre që kërkonin largimin e  tij. Humbja ishte faqe të gjithëve, publike, me vota të numëruara edhe prej tij përmes një procesi transparent.

Berisha është i larguar ndërkohë. Nuk mund të largohet ai që është i larguar dhe se në përpjekjen e tij për tu afruar ka fituar. Dhe kjo fitore e tij është pikërisht shkaku i largimit të Bashës. Largimi i Bashës dhe njëhkosisht i Berishës i heq shkakun e largimit Bashës. Ose të largohet Basha dhe Berisha të qëndrojë, ose Berisha të rrijë i larguar dhe Basha të kthehet. Këto janë llogjike, këtu ka simetri. Ndërkaq thyerja tjetër e simetrisë kësaj here jo si thyerje llogjike por numerike është se selia është konfirmuar pakicë edhe në kuvendin e 11 dhjetorit, edhe në atë të 18 dhjetorit , edhe në zgjedhjet e 6 marsit, pro edhe në grupin parlamentar, kryesinë e PD-së dhe ndoshta edhe në këshillin kombëtar kakofonik.

Së treti pretendimi i Alibeajt se është nevoja që ka PD për të pasur mbështetjen amerikane e cila humb në rast se Berisha non grata nga amerikanët kthehet në PD, pra në strukturat e saj si grupin parlamentar por edhe përmes zgjedhjeve në krye të PD. Mbështetja amerikane për Bashën ka qënë edhe argument që ka përshkruar gjithë qëndresën e selisë ndaj foltores. Nëse nuk do të kishte qenë ky fill demagogjik dhe propogandistik, problemet brenda PD do të ishin zgjidhur shumë më herët.

Kjo tezë është përforcuar në media dhe është propoganduar në të gjitha nivelet e  PD-së pasi Basha e ka ushqyer shumë deri edhe në skaj duke thënë se SHBA, pra zyrtarët e saj e kanë siguruar atë se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deklarata e Bashë bie ndesh edhe më vetë historinë elektorale të Bashës por edhe me verifikimin e  kësaj mbështetje në zgjedhjet e 6 marsit. Vetëm nëse e kanë ndihmuar në  Rrogozhinë të humbte por të mbante vendin e dytë se në pesë bashkitë e tjera humbi edhe ndaj qeverisë edhe ndaj foltores. Mos kanë ndihmuar foltoren amerikanët?  Natyrisht që jo. I bie që kanë ndihmuar edhe qeverinë pasi Rama mori të paktën 10% më shumë se në zgjedhjet e fundit.

Ata nuk kanë ndihmuar asnjë. Sepse është e tepërt të thuhet se ata përfshihen në këtë mënyrë sic predikonte Basha  në zgjedhjet e një vendi anëtari të NATO-s.

Cështja e marrëdhënieve me SHBA në kushtet e Berishës në krye të PD, duhet menaxhuar mes dy palëve. Non grata e Berishës nuk ndikon proamerikanizmin dhe properëndimin e bazës së PD, as të vetë Berishës. Ish kryeministri e ka ngritur një cështje në gjykata të vendit të tretë ndërsa non grata e dhënë nga amerikanët nuk ka ngjitur në opinion për arsye që tashmë janë thënë shpesh, por mbi të gjitha inkoherencës e masës në kohë dhe thelb.

Së fundi vendimi i Alibeajt dhe Bardhit për të zgjatur mosbashkimin qoftë edhe pak ditë dhe vetëm në këndvështrimin proceduarial I jep edhe më tepër ushqim asaj që shprehet shpesh ditët e fundit se dorëheqja e Bashës është një trik dhe se rezoluta e pamiratuar e grupit parlamentar nuk është asgjë më shumë se një skenar për të falur sërish zgjedhjet locale te Rama dhe kthimin pas humbjes së thellë në PD të Lulzim Bashës.

E theksoj proceduriale pasi grupi parlamentar është bashkua më shumicën më të madhe, disa kryetarë lokalë krah Bashës e kundër foltores janë gati të përfshihen në procesin e rithemelimit dhe baza e PD ka qënë  kryesisht e  bashkuar. Kjo nuk do të thotë se PD paska këto ditë një unitet pasi gjithnjë në PD kanë lëvizur korente edhe kundër Berishës, edhe kundër të tjerëve, dhe nuk kanë qënë pak, por për të theksuar se ai 30% I zgjedhjeve brenda opozitës më 6 mars që shkoi për Bashën nuk është më.

Ka mbetur ajo letra në A4 që shëtit sa tek Inspektoriati I Drejtësisë dhe sa tek gjykata apo SPAK për të mbushur me hije vendimin më rutinë të  një gjykate që është regjistrimi I një dokumenti për organizatat politike.

Është zvogëluar pjesa që ushqen ndarjen dhe se po vjen puna që edhe bashkimi nuk ka më kuptim si synim, cfarë më kujton atë barcaletën e studentëve në kohën e komunizmit që e thërrisnin ‘drama’: kam me se, kam se ku, por s’kam me kë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY