Gjobiten tri kompani që tregtojnë inpute për bujqësinë

Gjobiten tri kompani që tregtojnë inpute për bujqësinë

91
0
Shares

Komisioni i Konkurrencës gjobiti sot 3 kompani që tregtojnë inpute bujqësore për shkak të sjelljes së tyre monopol në momentin e rritjes së çmimeve.

Në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK”, ka vendosur te gjobise tre kompani.

Është gjobitur AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003”.

Gati një viti më parë, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Referuar konkluzioneve të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës me anë të vendimit nr.806, datë 04.06.2021, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK, për periudhën kohore nga 01.01.2020 – 30.09.2021.

Autoriteti i Konkurencës ka probleme të mëdha besimi nga publiku por edhe etike. Pak muaj më parë Autoriteti fali një gjobë për disa kompani që tregtojnë miell dhe drithra. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY