Berisha shkon në selinë e PD bashkë me anëtarë të Komisionit të...

Berisha shkon në selinë e PD bashkë me anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, pritet konferencë për mediat

65
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e PD vetëm pak minuta pasi atje shkoi një pjesë e grupit të Rithemelimit.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ishin mbledhur më herët në një takim, ku po diskutohet për hapat që do të ndërmerren.

Por një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit është nisur për në selinë e demokratëve.

Fillimisht drejt selisë së PD-së shkuan Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi, Gersi Muçollari e të tjerë anëtarë.

Tani Berisha është në zyrën e kryetarit të PD dhe pritet një konferencë për mediat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY