Policia në kërkim të dy vajzave që takuan për herë të fundit...

Policia në kërkim të dy vajzave që takuan për herë të fundit viktimat e Sukthit

60
0
Shares

Grupi hetimor me oficerë të policisë dhe prokurorë të Durrësit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë të cilave Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kanë bërë lëvizjet e fundit dje para ekzekutimit me breshëri kallashnikovi.
E pikërisht nga shqyrtimi i pamjeve filmike policia ka arritur të evidentojë edhe personat e takimit të fundit të dy viktimave.
Burime bënë me dije se nga pamjet filmike ka rezultuar se pak minuta para atentatit 2 të rinjtë janë takuar në një pikë karburanti me dy vajza, të cilat ishin me një automjet tip “Smart”. Pasi kanë biseduar disa minuta me to, Dalipaj dhe Dauti janë larguar me “Audi”. Deri tani nga pamjet filmike nuk është identifikuar ende automjeti tip Fuoristradë i autorëve, por janë duke u kontrolluar një numër i madh i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të dhjetra bizneseve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY