Masivizohen ‘shtëpitë e barit’, zbulohen dy në Derven të Krujës

Masivizohen ‘shtëpitë e barit’, zbulohen dy në Derven të Krujës

75
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Led”.

Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sekuestrohen 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë disa shtetas posedonin ambjente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit:
Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë,
K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY