Italia mbetet për të dytën herë radhazi jashtë kampionatit botëror pasi humbi në Palermo me rezultatin 0-1 në play-off përballë Maqedonisë së Veriut.
Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa arritur rezultat. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat të paparashikuar.
Italia e ka përjetuar fort këtë humbje ndërkojë që edhe tifozët e shumtë shqiptarë të kombëtares italiane e vuajtën shumë skualifikimin e Axurrëve. r.s
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/