“Gazment Bardhi, sulm kërcënues ndaj gjykatësit që do shqyrtojë statutin e 11...

“Gazment Bardhi, sulm kërcënues ndaj gjykatësit që do shqyrtojë statutin e 11 dhjetorit”

69
0
Shares

Rithemelimi ka reaguar sot pas një kërcënimi që ka bërë deputeti Gazment Bardhi ndaj gjykatësit që do shqyrtojë statutin e 11 dhjetorit. Bardhi në një intervistë në news 24 tha se nëse gjykatësi merr vendim pro kuvendit duhet ti thotë burgut hapu.

Deklarata e Rithemelimit:

Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.

Floriana Garo
Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit te PD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY