Sherr me Rithemelimit dhe Vulës në Parlament, censurohet fjala e deputetit Tritan...

Sherr me Rithemelimit dhe Vulës në Parlament, censurohet fjala e deputetit Tritan Shehu

82
0
Shares

Deputeti demokrat Tritan Shehu shkëmbeu debat me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelekd Alibeaj për shkak se ky i fubdit i kishte hequr nga lista e diskutantëve emrin e tij. Alibeaj u kërkoj deputetëve të Rithemelimit të mos i sjellin problemet e brendshme të familjes demokrate në Kuvend.

Pjesë nga replikat: 

Tritan Shehu: Kam një protestë. Kryetarët e grupeve parlamentare të ashtuquajtur disa nuk kanë të drejtë të naq heqin nga debate. Kjo është e tuprshme. Unë kam kërkuar të jem në debat sot dhe i ashququajturi kreu i grupit parlamentar demokrat nuk më ka vënë në listë.

Kjo është shkelje flagrante. Deputetët duhet të flasin. Dhe askush nga ata atje nuk kanë të drejtë të më ndalojnë mua të flas. Nuk ka të drejtë askush të më heqë. Nëse ka minutazh duhe të pjesëtohet. Ky është diskutim politik.

Ermonela Felaj: Koha e debatit përcaktohet në konferencën e kryetarëve. E dini shumë mirë që për diskutime të kësaj natyre vendimet i merr konferenca e kryetarëve. Ju është ndërprerë fjala dhe senca do të vazhdojë normalisht.

Enkelejd Alibeaj: Ky është rregulli i brendshëm. Në një familje serioze në respekt të njërit tjetrit thirrje ju bëj që primare është që kjo pjesë e parlamentit ka synim të jetë protektor i interesave të qytetarëve dhe most ë biem në lojëra të vogla apo kurthe të vogla, por të mbrojmë interest e qytetarëve shqiptarë.

Pas përfundimit të replikave Shehu ka postuar në grupin e gazetarëve të politikës një reagim tjetër të ashpër duke e quajtir Alibeajn ‘gardian’ të bunkerit:

Reagimi tjetër i Shehut:

“Gardianet e bunkerit” censurojne deputetet e Partise Demokratike!
Shqiperia ka nevoje per nje PD te hapur e te bashkuar, gje qe po ndodh.
Sepse deputetet e saj jane ne themel te perpjekjeve per normalizimin e aktivitetit te grupit tone parlamentar, si nje mesazh per te gjithe PD.
“Gardianet” e tmerruar nga ky proces nuk mund te ndalojne kurre keto zhvillime dhe as te prekin sovranitetin e deputeteve.
Deputetet e PD duhet t’i paraprijne ketij procesi, tmerrues edhe per rregjimin.
Zeri i tyre nuk mund te shuhet!
Dhe Bunkeri i fundit ne Shqiperi eshte drejt fundit te tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY