EKREM SPAHIU/ Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinëkombëtare

EKREM SPAHIU/ Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinëkombëtare

45
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu*

Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm dy shtetet nëkonflikt, por e gjithë bota ndodhet përpara rreziqesh sigurie. Janë rreziqe ku koha nuk pret: SHBA dhe fuqitë e tjera demokratike bërthamore ridimensionuan menjëherë masat për tëpërballuar konfrontimin e një natyre të re të kërcënimit bërthamor, ku shteti agresor që zotëron këto armë dhe që kërkon të revizionojë rendin botëror përmes forcës ushtarake e përdori këtë armë si masë çinkurajimi për t’i shpëtuar ndëshkimit konvencional nga bota demokratike.

E gjithë Europa dhe SHBA po ridimensionojnë politikat kombëtare dhe të sigurisë.

Invazioni barbar i Rusisë në Ukrainë dhe dhimbja që shkaktojnëtë vrarët dhe viktimat e pafajshëm; shkatërrimet; largimi si refugjatë i milionave qytetarëve, fëmijëve e grave për tëshpëtuar kokën dhe kampet e pritjes së tyre në vende tëndryshme; ngritja drastike e çmimeve; kriza ekonomike që po pason këto zhvillime; e të tjera, natyrshëm kanë rritur ndjeshmërinë e opinionit publik, politik e diplomatik në të gjithëbotën.

Ky reagim publik u pasqyrua në qëndrimin, ndoshta unik, tëasamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku rezoluta e 193 shteteve që dënon këtë invazion dhe që kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave pushtuese ruse, u votua kundër vetëm nga katër regjimet më të urryera që sundojnëBjellorusinë, Korenë e Veriut, Eritrenë dhe Sirinë.

Sidoqoftë, ky invazion, i kryer pa asnjë shkak dhe në thyerje flagrante të të drejtave themelore të shteteve e kombeve për përzgjedhjet e tyre politike dhe të sigurisë e po ashtu në tentativëpër të shkatërruar arkitekturën e gjithëpranuar të sigurisëndërkombëtare, ridimensionoi si mënyrën e mbështetjes dhe ndihmave ndaj një vendi që cënohet në këtë mënyrë, por edhe diplomacinë si instrument themelor i zgjidhjes së konflikeve.

Lufta në Ukrainë, ridimensionoi gjithashtu fuqinë dhe efektivitetin e sanksioneve si instrumente ndëshkues në botën moderne e globaliste që jetojmë.

Ndoshta mësimin më të madh e kemi Gjermani, e cila, nën optikën e rreziqeve që projekton agresioni rus në Ukrainë dhe jo vetëm, bëri një ndryshim radikal në kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke njoftuar eksportin e armëve në Ukrainë, rritjen dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes me njëqind miliardë euro dhe mbështetjen e Gjermanisë për sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila është furnizuesi kryesor i Gjermanisë me gaz dhe qymyr, masa këto që u mbështetën nëmasë dërmuese edhe nga opinioni publik gjerman.

Serbia, e përkundur nga bindja se Rusia është garante e interesave serbe përgjithësisht dhe në Kosovë posaçërisht, do ta dëshironte shumë një sukses rus në Ukrainë, ngase i vinte përshtat dhe si mbështetje ndaj Serbisë për ruajtjen e balancës sëforcave në rajon.

Këtë pretekst, “garancinë ndaj Ukrainës ruse” përdori edhe Rusia. Autokratët e tipit Putin kanë axhendë të ndryshme nga ajo e arkitekturës botërore të sigurisë. Nuk e kanë për gjë që“garancinë” ta kthejnë në një justifikim lufte.

Prandaj edhe invazioni rus në Ukrainë nuk mund të mbetet thjesht një çështje solidariteti me popullin ukrainas.

Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në NATO, Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, tashmë antar i NATO-s, është shprehur për mbështetjen e antarësimit tëKosovës në NATO.

Për më tepër akoma, Presidenti i Turqisë Erdoğan, u shpreh kohët e fundit se mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe u angazhua se do të ndërmarrë edhe hapat e duhura për këtë qëllim.

Po Shqipëria? Vendi ynë, e ka detyrim kushtetues të veprojë nëmbështetje të prosperitetit të gjithë kombit, të aspiratësshekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.

Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me njërezulutë të mbështetur nga të gjithë deputetët e spektrit politik,për antarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.

Partitë politike jo vetëm që nuk duhet ta përvetësojnëantarësimin e Shqipëris në BE si fitore politike të njerës apo tjetrës parti, por si fitore të Shqipërisë. Prandaj është urgjente qëKuvendi i Shqipërisë, të adresojë një kërkesë të unifikuar për shpejtimin e procedurave antarsimit të Shqipërisë në BE.“Ping-pongu” që luajnë qeveritë e disa vendeve të BE, të cilët venë në dyshim kapacitetet europiane të Shqipërisë, është e patolerueshme ta luajnë edhe politikanët shqiptarë.

Ndërkohë, zhvillimet në Ukrainë duhet të bëhen një kambanëalarmi për të ridimensionuar çështjet e sigurisë së vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme të rishikohen kapacitetet reaguese në rast kërcënimi të sigurisë kombëtare. Për më tepër, këto kapacitete duhen parë jo thjesht si çështje buxheti mbrojtjeje ( ka vend për t’u rishikuar), por në radhë të parë si çështje e sigurisë ekonomike, e sigurisë energjetike, etj. Është momenti që të rishikohet, i gjithë sistemi i menaxhimit të burimeve energjetike, duke ia kthyer këto burime sigurisë kombëtare dhe jo firmave me adresa të dyshimta ndaj kësaj sigurie.

*ish-deputet dhe zv/minisër i Mbrojtjes  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY