ELBASAN/ Prangoset ‘grosisti’ i farave të kanabisit në Griqan, policia jep detajet...

ELBASAN/ Prangoset ‘grosisti’ i farave të kanabisit në Griqan, policia jep detajet e operacionit

43
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “GRIQAN 2022”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “GRIQAN 2022”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi:

B. M., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan .

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, kishin marrë informacione në rrugë operative se shtetasi B. M. ushtronte aktivitetin kriminal të kultivimit te bimëve narkotike dhe shitjes së farave bimore narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në lagjen ”28 Nëntori”, është ushtruar kontroll fizik ndaj këtij shtetasi, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash bimore të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, një sasi farash të kultivuara në gota plastike dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY