Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestur sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.
I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve. Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/