Berisha: Qeveria fshehu gripin e pulave nga publiku dhe institucionet ndërkombëtare

Berisha: Qeveria fshehu gripin e pulave nga publiku dhe institucionet ndërkombëtare

43
0
Shares

Ish kryeministri Berisha tha sot se qeveria fshehu për disa ditë gripin e pulave nga publiku dhe institicionet ndërkombëtare.

“Gripi i pulave dhe ngordhja e miliona pulave nga kjo semundje problematike per njerezit eshte skandali i fundit i narkoqeverise. Kjo sepse narkoqeveria ne kundershtim flagrant me detyrimet ligjore kombetare dhe nderkombetare ne shkelje te ligjeve kombetare dhe ndekombetare fshehu gripin e pulave nuk njoftoi popullaten, as dhe institucionet respektive nderkombetare duke kercenuar rende shendetin dhe jeten e njerezve me nje epidemi te perhapur te gripit te shpendeve.

Perveç ketyre sistemi veterinar ne Shqiperi nuk ka kushtet me minimale per te ndjekur kete semundje.

Qytetari dixhital akuzon ministren si pergjegjese per kete situate.

Duke denuar me ashperine me te madhe kete skandal ma pasoja te renda per shendetin e shqiptareve ju ftoj te lexoni mesazhin e meposhtem”, shkruan Berisha ndërsa ka postuar nga veterineri digital.

Mesazhi: Pershendetje Z. Berisha

Ne nje kohe qe po behet kerdia, kane ngordhur 500 mije pula, Ministrja jone e nderuar, Znj.Krifca eshte me pushime per qejf te saj. Eshte nisur ne date 20 dhe tani qe po flasim eshte akoma me pushime. Rrezikojme te paguajme 50 leke per nje veze. Gjithe te mirat dhe ju i nderuar. Sistemi Tims e verteton me se miri kete fakt dhe hotelet e luksit dhe qejfit qe ka prenotuar nderkohe qe ekipet ne terren po rrine ne ore te vona. Me respekt. Ju faleminderit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY