AMA reagon për dhunën ndaj gazetarëve investigativë në Sukth

AMA reagon për dhunën ndaj gazetarëve investigativë në Sukth

39
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar dhunën ndaj dy gazetarëve ishtruar një ditë më parë përgjatë nkë procesi investigimi që lidhje me groposjes jashzë rregullave të pulave të ngordhura nga virusi H5N8.

AMA, ka përcjellë me shumë shqetësim transmetimin e mbrëmshëm (22.03.2022) të rastit të keqtrajtimit me kanosje të gazetares dhe kameramanit të emisionit “Fiks Fare” nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Ekipi i medias ishte duke bërë detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik, thuhet në një njoftim të AMA.

Dy punonjësit kanë penguar punën e gazetarëve të “Fiks fare”, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe kanë sekuestruar  dhe dëmtuar mjetet e punës të kameramanit. Ky është një rast flagrant kundër lirisë së fjalës, që cënon veprimtarinë e medias për transparencë.

AMA dënon akte të tilla nga kushdo dhe kërkon respektimin e të drejtave të gazetarëve për informim në shërbim së mirës publike. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY