Çfarë u bisedua dje në Komisionin e Rithemelimit, a ka hapa për...

Çfarë u bisedua dje në Komisionin e Rithemelimit, a ka hapa për bashkim

55
0
Shares

Komisioni i Rithemelimit zhvilli dje në mbrëmje një takim me dyer të mbyllura ndërsa në fokus të diskutimit ka qenë rezoluta e lexuar nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.

Burimet pohojnë se ndryshe nga çfarë shkruhej në rezolutë që propozonin strukturat e PD-së duhet të ristrukturohen pas zgjedhjeve lokale të 2023, ‘Rithemelimi’ nuk është tërhequr nga axhenda për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 30 Prill dhe të nisë strukturimin e partisë, raporton Panorama.

Në përfundim të mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha tha në një dalje për mediet se Basha u shkarkua nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i bëri thirrje deputetëve demokratë t’i rikthejnë grupit parlamentar normalitetin.

Sa i përket deklaratës së Alibeajt, Berisha tha se ai e trajtoi Bashën si një “plaçkë tregu”.

“Siç e dini z. Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetor. Ka vetëm një grup parlamentar të PD-së dhe jo dy grupe të PD-së. Çdo deputet i Partisë Demokratike është i thirrur të ketë realitetin para syve. Nuk ka dy grupe parlamentare të Partisë Demokratike, por duke thënë këtë nuk është se disa qëndrime absurdë të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD-së është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do realizohet. Sa i përket fletushkës që lexoi z. Alibeaj, mund të them vetëm kaq se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu”, tha Berisha.

A do të rikthehet Berisha në selinë blu, shpejt dhe në ç’mënyrë.

“Selia është e PD dhe nuk ka asnjë mëdyshje e asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe Partia Demokratike do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”, deklaroi Berisha.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY