40 vjeçarja nga Vlora rrah një 24 vjeçare në Orikum, pse të...

40 vjeçarja nga Vlora rrah një 24 vjeçare në Orikum, pse të ketë ndodhur

39
0
Shares

Procedohen penalisht 4 persona në Vlorë, për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një grua 40 vjeçe.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen M. B., 40 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi ka kallëzim shtetasja O. A., 24 vjeçe, banuese në Orikum, se 40- vjeçarja e ka goditur me një send të fortë në fytyrë, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në fshatin Manxhuri, Devolli, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. H., 44 vjeçe, banuese në fshatin Gjolek, Himarë, se 44-vjeçari e ka kërcënuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:

– M. E., 53 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol, për veprën penale “Pushtimi tokës”, pasi në fshatin Xarrë, ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit A. J., 49 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol;

– B. A., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me thikë, shtetasin F. O., 52 vjeç, banues në Ksamil.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY